E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Tsipras kërkon vota për “Prespën”

Kryeministri grek Aleksis Cipras fitoi votëbesimin për qeverinë me 151 vota pro tij dhe 148 kundër, por tashmë i duhet të përgatitet për një tjetër betejë: atë të kalimit në parlament të Marrëveshjes së Prespës.

 

Një ditë më parë, Cipras siguroi votat e katër deputetëve të partisë Grekët e Pavarur, të një deputeteje të pavarur dhe deputetit të forcës opozitare, Potami.

 

Por dy deputetë të grekëve të pavarur, të cilët mbështetën qeverinë, kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro marrëveshjes së Prespës, duke detyruar Ciprasin të kërkojë vota nga partia opozitare Potami.

 

Votimi për marrëveshjen e Prespës pritet të zhvillohet javën e ardhshme, pasi në Athinë ka mbërritur dokumenti zyrtar i qeverisë së Shkupit, ku njoftohet se Parlamenti i Maqedonisë ka aprovuar ndryshimin e emrit.

 

Ndërkohë, të dielën është paralajmëruar një tubim masiv në Athinë kundër ratifikimit të marrëveshjes  ndërkohë që kryetari i grekëve të pavarur këmbëngul në një referendum, duke i dhënë të drejtën popullit grek për të vendosur për marrëveshjen.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video