E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tsipras këmbëngul: Shqipëria vendi më i mirë në Europë në luftën kundër Covid-19

ATHENS, GREECE - JUNE 16: Greek Prime Minister Alexis Tsipras addresses his party members and ministers at the Greek Parliament on June 16, 2015 in Athens, Greece. The European Commission has said that Greece and its international creditors need to come to an agreement within the next 2 weeks to avoid a possible default, after weekend talks collapsed. (Photo by Milos Bicanski/Getty Images)

Pozita dhe opozita greke shkembyen akuza në parlament për heqjen e kufizimeve te Covid-19 dhe pasojat në ekonominë e vendit.

Ish kryeministri Tsipras sulmoi qeverinë e Micotaqis duke bërë disa krahasimë të gjëndjes që po kalon. Ai mori si shembull mënyrën sesi është përballuar situata në vende të tjera mes të cilave edhe Shqipëria.

Reklamë

Tsipras tha se është e turpshme, madje makabër të bëhen krahasime mes shteteve se kush ka më shumë të vdekur nga koronavirusi apo të thuhet se Spanja qeveriset nga të majtët prandaj ka aq shumë viktima. Ky është një krahasim makabër, shtoi Tsipras, e që nuk mban, sepse Shqipëria dhe Bullgaria që qeverisen nga të majtët kanë numrin më të vogël të vdekjeve në Europë.

Është e vetkuptueshme që vendi ne fillim duhet të mbyllej. Greqia bëri “lockdoën” në date 23 mars. Belgjika që ka te njejtin numer popullsie me ne e mbylli në 27 mars vendin. Dhjetë ditë përpara se ne të shpallnim izolimin Italia kishte 130 viktima. Nuk dëshiroj që ti hyj këtij debati makabër, që të krahasojmë vdekjet mes vendeve. Të mos themi përshembull se Spanja ka shumë viktima sepse atë vend e drejton e majta. Atëhere do të duhet te thoshim se Shqiperia dhe Bullgaria janë vendet më të mira në Europë, të cilat kanë numër më të vogël viktimash në krahasim me ne. Ky është një krahasim makabër.

Kjo është hera e dytë që Tsipras merr si shembull suksesi Shqiperinë ne masat kundër përhapjes se koronavirusit, duke vleresuar maksimalisht qasjen në këtë situate edhe të kryeministrit Rama. Te njejten gje e beri edhe ne nje interviste pak dite me pare per mediat fqinje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë