Në Prefekturën e Qarkut Berat, u organizua një takim sensibilizues në zbatim të planit të luftës kundër kultivimit të kanabisit.

Në këtë takim morën pjesë prefekti I qarkut Harilla Dafa, drejtori I komanduar përkohësisht I drejtorisë vendore të policisë Berat Fatmir Hoxha, Drejtori i rendit dhe sigurisë publike në policinë e shtetit, Albert Dervishaj përfaqësues nga bashkia berat, si edhe përfaqësues nga bashkitë e qarkut.

Në fjalën e tij në këtë takim, Prefekti i Qarkut Berat, Harilla Dafa u shpreh se gjatë vitit të kaluar në qarkun e Beratit janë evidentuar 10 raste të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht në zona të thella të Skraparit.

Ndër të tjera prefekti Dafa tha se deri tani nga  puna e bërë ka pasur rezultate të mira dhe se do të vazhdohet  deri sa të arrihet numri 0 lëndë narkotike të kultivuara.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka qënë një nga proritette e drejtorisë vendore të policisë Berat gjë të cilën e bëri të ditur Drejtori i komanduar përkohësisht I drejtorisë vendore të policisë Berat Fatmir Hoxha I cili  theksoi  se vitet e fundit në qarkun e  Beratit është vërenjtur një rënie e kutivimit të bimëve narkotike .

Duke vënë theksin tëk rëndësia e këtij takimi Drejtori i rendit dhe sigurisë publike në policinë e shtetit, Albert Dervishaj ndër të tjera tha se në shqipëri janë disa zona problematike që janë evidentuar për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa theksoi se Berati nuk është në këto zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *