E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tryeza për Zgjedhoren/ Anëtarëve të grupit të punës iu matet temperatura

Prezenca e OSBE-së në Tiranë mbështet grupin e punës të Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve për tryezën e Reformës Zgjedhore.

Në një njoftim në Facebook thuhet se palëve politikë iu është mundësuar salla e mbledhjes, por edhe maskat, dorezat dhe higjienizuesit.

Reklamë

Pjesëmarrësve iu është matur temperature  dhe më pas kanë vendosur masat e tjera mbrojtëse.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues” tha OSBE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë