E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Truss formon kabinetin e ri/ Nuk lë jashtë miqtë e saj, “s’ka mëshirë” për rivalët

Liz Truss, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe ka bërë një riorganizim të qeverisë duke shpërblyer edhe aleatët e saj.

 

Por nga ana tjetër duke mos kursyer asnjë nga mbështetësit e rivalit të saj në zgjedhjet brenda partisë.

 

Reklamë

Këasi Këarteng e ka emëruar kancelar, James Cleverly bëhet sekretar i jashtëm dhe Suella Braverman zëvendëson Priti Patel si sekretare e brendshme.

 

Një nga miqtë më të ngushtë të Truss, Therese Coffey, emërohet si sekretare e shëndetësisë dhe zëvendëskryeministre. Kabineti i saj i ri do të mblidhet përpara pyetjeve të para të kryeministrit më vonë.

 

Asnjë nga ata që e mbështetën rivalin e saj Rishi Sunak, nuk do të mbetet në kabinetin e saj të plotë. Bëhet fjalë për Dominic Raab, Grant Shapps, George Eustice dhe Steve Barclay.

 

Por sekretari i shtypit i zonjës Truss tha se ndryshimet do të “unifikonin” Partinë Konservatore dhe vuri në dukje rolet e larta: Suella Braverman, Tom Tugendhat si ministër sigurie, Kemi Badenoch si sekretare tregtie, Penny Mordaunt si udhëheqëse e Commons dhe Nadhim Zahëëi si kancelar i Dukatit të Lancasterit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë