Garda e Republikës reagoi pas lajmit që doli në media në lidhje me heqjen e truprojave të ish kryeministrit Berisha.

 

Garda sqaron se kryeministri përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3 vjecare pasi ka lënë detyrën, e për pasojë në këtë mes nuk ka asgjë të paligjshme apo veprim tendecioz.

 

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, thotë Garda.

 

Nisur nga ky reagim I Gardës por edhe nga dispozitat ligjore vihet re që shërbimi I ruajtjes fizike ndaj Berishës është zgjatur më shumë sesa parashikohej në dispozitat ligjore pasi ish kryeministri ka 5 vjet që është larguar na detyra dhe heqja e truprojave duhet të ishte bërë që në vitin 2017.

 

Në fakt ishte vetë Berisha që bëri të ditur heqjen e sherbimit të ruajtjes fizike nga personeli I gardës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *