Familjarët e Saimir Sulës kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian ditën e sotme.

Ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, pasi trupi i Sulës mbërriti në atdhe pas zemër.

Motra e të ndjerit, Majlinda Sula, në pamundësi për të bërë analizën e ADN-së së zemrës në një laborator në Shqipëri, ka këkruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, të dërgojë zemrën e vëllait të saj në një laborator jashtë vendit për analizë.

Familja e të riut deklaroi ndër të tjera se është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *