Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi trupin e pajetë që u gjend në banesë në lagjen “Varosh”.

 

Sipas bluve të këtij qyteti, viktima është shtetasi F.Z 46 vjeç nga Fieri.

 

Nga kqyrja paraprake, policia ka arritur në përfundim se viktima ka varur veten në banesë.

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Në lagjen “Varosh” në Lezhë, në një banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi F.Z. 46 vjeç, banues në Fier.

 

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet të jetë vetëvarur.

 

Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *