Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me trupin e pajetë që u gjet në grykëderdhjen e Semanit nga banorët e zonës.

 

Policia bënë me dije se trupi I përket një 40-vjeçari dhe në të nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Burri dyshohet të jetë mbytur pasi edhe në momentin e parë kur u gjet nga banorët ishte i veshur vetëm me rroba banje.

 

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *