E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Showbiz

Trupi i gazetares gjendet pa kokë!

Ilustrim · Vizion Plus

Një bust pa kokë i gjetur në ujërat e Danimarkës është identifikuar si ai I gazetares suedeze, Kim Wall. Policia daneze deklaroi se ADN-ja e bustit përputhej me atë të marrë nga krëhëri dhe furça e dhëmbëve të përdorura nga gazetarja. Sipas kreut të hetimit Jens Moller Jensen, mbi bust ishte vendosur metal në një përpjekje të dukshme për të mos e lënë të lundronte në sipërfaqe.

 

 

 

 

 

Gazetarja suedeze Kim Wall u pa e gjallë për herë të fundit në 10 gusht, teksa ajo u nis në një udhëtim me nëndetëse me krijuesin e këtij mjeti, Peter Madsen, për një artikull që ajo do të shkruante për të. Partneri i Wall raportoi se ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi, ndërkohë që disa orë pas fillimit të kërkimit për gazetaren, nëndetësja u fundos.

 

 

 

 

Madsen fillimisht deklaroi se ai e kishte zbritur Wall në afërsi të Kopenhagenit, ndërsa më pas tha se ajo kishte vdekur në një aksident dhe ai e kishte “varrosur” në det. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura. Policia daneze beson se nëndetësja 40-tonëshe është fundosur qëllimisht nga Madsen. Ata kanë gjetur gjurmë gjaku brenda mjetit që janë përputhur me ADN e Wall.

 

 

 

 

 

 

Kreu i hetimit Jensen nuk ka dhënë komente mbi shkakun e vdekjes së gazetares, por tha se aktualisht po kryhet një ekzaminim post-mortem, ndërkohë që policia vijon të kërkojë pjesët e mbetura të trupit të saj 30-vjeçarja Kim Wall ishte një gazetare e pavarur, shkrimet e të cilës ishin publikuar në “The Guardian”, “New York Times” e “South China Morning Post”.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh