Ditën e nesërme do të sillet në Tiranë trupi i ish-presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

 

Trupi i ish-presidentit do të vendoset në sallën “Skënderbeu” të institucionit të presidentit. Në orët e mesditës familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhet nga miq dhe të afërm të tyre.

 

Ndërkohë ditën e enjte nga ora 10:00 deri në 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare sipas ceremonialit të protokollit të shtetit.

Nishani do të përcillet drejt banesës së fundit pas orës 12:00. Ai do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *