E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Trupat që u gjetën në valixhe i përkasin çiftit shqiptar, në kërkim djali i tyre”

Trupat e copëtuar të gjetura në katër valixhet në Firence iu përkasin çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015.

 

Reklamë

Ndërkohë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar djali i tyre, Taulant Pasho, 33 vjeç. Ai ishte dënuar me 4 vite për lëndë narkotike.

 

Në nëntor të 2015, sipas “Corriere Della Sera”, Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar djalin e tyre, ditë kur edhe u lirua. Në të njëjtën datë, burrë e grua humbën gjurmët, për t’u gjetur 5 vite më vonë të copëtuar dhe futur në valixhe.

 

Taulant Pasho është personi kryesor që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së prindërve të tij, të cilët shkuan nga Shqipëria për ta takuar. Nuk përjashtohet mundësia që kjo ngjarje horror të ketë ndodhur edhe si hakmarrje ndaj Taulantit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë