Vazhdon të jetë shumë I lartë interesi i afganeve për të kapur një vend në avionet ushtarak amerikan që po nxjerrin personelin e tyre nga Kabuli.

Qindra afganë herë pas herë tentojnë të cajnë rrethimin e vendosur nga forcat ushtarake amerikane.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, sipas mediave ndërkombëtare, trupat amerikane qëlluan disa herë në ajër për të kontrolluar turmat në aeroportin e Kabulit.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha në një konferencë se nuk kishte viktima ose të plagosur

Ambasada e SHBA në Kabul bëri të ditur gjithashtu se nuk mund të sigurojë kalim të sigurtë për në aeroport.

Ambasada I kërkoi të gjithëve që të mos udhëtojnë drejt aeroportit deri në një moment të dytë ndersa konfirmoi nga ana tjeter se udhetimet e siguruara nga qeveria po behen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *