Subscribe

Është shfaqur mbremjen e te djeles ne Durrës premiera e baletit ukrainas Princesha e akullit. Kjo pjesë u  vu në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” nga yjet e baletit klasik të Ukrainës.

 

Artistët e një vendi në luftë treguan se pavarësisht dramës që po kalon Ukraina dhe familjarët e tyre, ata dinë të bëjnë art dhe ta sjellin atë me mjaft mjeshtëri para publikut.

 

Për koreografin Andreas Heise dhe primabalerinën Irinia Khandazhevska, shfaqja mbart një emocion të veçantë.

 

IRINIA KHANDAZHEVSKA

BALLERINA KRYESORE

 

“Jam shumë e emocionuar dhe i jam falenderuese zotit për këtë mundësi. Jam shumë falenderuese për mikpritjen e autoriteteve këtu në Durrës. Në Ukrainë është një situatë mjaft e komplikuar dhe është vërtet një mrekulli që ne mund të vijojmë punën tonë dhe t’i prezantojmë botës këtë balet të ri, të prezantojmë kulturën ukrainase dhe baletin klasik të vendit tonë”. 

 

Me një skenografi mbresëlënëse dhe interpretimin virtuoz, publiku durrsak, por edhe shumë ukrainas që ndodhen prej muajsh në vendin tonë shijuan për një orë e gjysëm shfaqjen.

 

Pas performancës në Durrës, trupa e baletit klasik të Ukrainës do të udhëtojë drejt Japonise për të bërë performancën e radhës.Artistet  u nderuan edhe me Certifikaten e Mirenjohjes nga bashkia e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *