Subscribe

Kandidati republikan për president Donald Trump ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do të manipulohen. Këto komente Trump i ka bërë gjatë një tubimi elektoral në shtetin e Ohajos. Por pavarësisht deklaratës, miliarderi nuk dha asnjë provë për këtë qëndrim.

“Duhet të jem i sinqertë me ju, kam frikë se zgjedhjet do të manipulohen. Shpresoj që republikanët ta vëzhgojnë nga afër këtë proces zgjedhor, pasi ata synojnë të na i rrëmbejnë’.

Ndërsa në një qëndrim të mëparshëm gjatë një tjetër aktiviteti zgjedhor në shtetin e Pensilvanisë, republikani Trump e quajti zonjën Klinton djallëzore. Ai tha se edhe kandidati Sanders u tërhoq, duke bërë pakt me djallin. Nga ana tjetër në një reagim të tij senatori Xhon Mekein një nga rivalët e presidentit Obama për zgjedhjet presidenciale deklaroi se qëndrimet e Trump për ushtarët e rënë në luftë dhe familjarët e tyre, nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Partisë Republikane. Ato janë vetëm opinione të tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *