Tre shtete amerikane me një popullsi në total prej 70 milionë banorësh kanë vendosur detyrimin për të qëndruar në shtëpi.

Kalifornia e nisi të premten pasuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Ilinoisit këtë fundjavë.

Ndërkohë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë, shtetet e Konektikatit dhe Oregonit.

 

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump në një postim në twitter sugjeron formulën e trajtimit të koronavirusit.

 

“Hidroksilklorokina ( ilaci anti-malarje)  dhe Azitromicina, të marra së bashku, kanë një shans të madh për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë.”-shkruan shefi i Shtëpisë së Bardhë.

 

32 viktima jane regjistruar kete te diele ne SHBA ndersa ne total numri ka shkuar ne 288.

 

Sa i takon pacienteve pozitiv, shifra ka shkuar tashme ne 24 mije e 150.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *