E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump viziton të henën Britaninë e Madhe

Përpara vizitës së tij treditore në Britaninë e Madhe, e cila do të nisë të hënën, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për gazetën londineze “Sunday Times” deklaroi se Londra duhet të mendohet mirë përpara se të paguajë fatuën e divorcit prej 50 miliardë dollarësh.

 

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE pa një marrëveshje nëse nuk mund të sigurojë kushtet që dëshiron madje nëse flasim për gabimet e bëra nga BE që i kanë kushtuar shumë para dhe e kanë dëmtuar Mbretërinë e Bashkuar do të thoja se unioni duhet paditur. 50 miliardë dollarë për marrveshjen e divorcit, është një shifër e madhe të cilën unë nuk do ta paguaja. Në kushtet kur Theresa May ka dhënë dorëheqjen, mendoj se Boris Johnson do të ishte një udhëheqës i shkëlqyer i “Partisë Konservatore”.

 

Reklamë

Presidenti amerikan kritikoi negociatat e qeverisë së Thereza May duke thënë se vendi mund të sigurojë kompromisin e munguar nëse bisedimet i besohen udhëheqësit të partisë pro-daljes nga BE-ja, Nigel Farazh. Trump gjithashtu u shpreh optimist se pas Brexit, Anglia dhe SHBA-ja mund të arrijnë marrëveshje tregtare brenda disa muajve.

 

Vizta tre ditore është paralajmëruar se do të shoqërohet me protesta, madje kritikat ndaj  Trump nuk jane kursyer as nga vetë kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, i cili e krahasoi shefin e Shtëpisë së Bardhë me liderët fashistë të shekullit të 20-të dhe e cilësoi një kërcënim për botën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë