E shtunë, 3 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump viziton fabrikën e maskave, por vetë refuzon të mbajë një të tillë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump udhëtoi në Arizonë, ku vizitoi një fabrikë maskash.

Ai kishte vendosur syze sigurie në fabrikë dhe jo maskë kirurgjikale, edhe pse punonjësit e prodhimit kishin shkruar: “Vëmendje: Maska për fytyrën kërkohet në këtë zonë. Faleminderit!”

Reklamë

Trump refuzoi të mbajë një maskë gjatë gjithë periudhës së pandemisë. Vizita në Arizona është pjesë e përpjekjes së re të Trump për të inkurajuar rihapjen e ekonomisë amerikane, e cila është goditur rëndë nga masat kufizuese.

Presidenti amerikan shfaqet optimist për rihapjen e bizneseve, mbylljet e të cilave kanë lënë miliona njerëz të papunë. Ai deklaroi se vendi nuk mund të mbahet i mbyllur edhe për shumë kohë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë