E martë, 10 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vendosur tarifa shtesë ndaj mallrave kineze. Donald trump njoftoi përmes disa postimeve në Twitter se “duke filluar nga shtatori, produktet kineze nё vlerё rreth 300 miliardё dollarё do të tarifohen me një taksë doganore shtesë prej 10 pёrqind”.

 

Reagimet e kreut te shtepise se bardhe vijnë pasi negociatorët për tregtinë e njoftuan deshtimin e bisedimeve. Trump kërcënoi se do të rrisë edhe më tej tarifat nëse presidenti kinez Xi Jinping nuk merr masat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare. Nga ana tjeter duket se edhe kina nuk ka ndermedn te terjiqet. “Pekini nuk do të bëjë asnjë lëshim nën presionin e Uashingtonit”, tha një zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze.

 

Konflikti tregtar SHBA-Kinë I nisur rreth një vit më parë, ka sjellë pasoja në tregun ndërkombëtar. Trump fajëson Pekinin se eksporton shumё mё tepёr nё SHBA se sa importon prej saj, duke dëmtuar kështu prodhuesit amerikanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë