Trump vendos tarifa për makinat, BE-Kanada: Vendim shkatërrues për bizneset dhe konsumatorët

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për të vendosur tarifa deri në 25% për të gjitha automjetet që nuk prodhohen në SHBA.
Njoftimi nxiti reagimin e menjëhershëm të Bashkimit Europian dhe Kanadasë, dy nga më të prekurit nga taksat shtesë.
Preisdentja e Komisionit Eurpian, Urusla Von der Leyen tha se tarifat janë një lajm shumë i keq për bizneset por një lajm edhe më i keq për konsumatorët.
Ndërsa kryeministri i ri kanadez, e quajti vendimin e Trump një sulm të drejtëpërdrejtë dhe tha se vendi i tij do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur punonjësit dhe kompanitë.
Në një njoftim të mëvonshëm Trump kërcënoi me tarifa të tjera shtesë nëse BE dhe Kanada punojnë së bashku për t’i bërë dëm SHBA-ve.
“Tarifa në shkallë të gjerë, shumë më të mëdha se sa është planifikuar aktualisht, do t’u vendosen të dyjave për të mbrojtur mikun më të mirë që secili prej këtyre dy vendeve ka pasur ndonjëherë!”, tha Trump.
Japonia, gjithashtu një vend i prekur nga 25% për automjetet tha se po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të marrë masat e duhura.
Tarifat do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme më 2 prill dhe SHBA do të fillojë t’i mbledhë ato të nesërmen sic tha presidenti Trump./vizionplus.tv




