Trump vendos sanksione për gazin rus

Uashingtoni nuk heq dorë nga gjuha e sanksioneve ndërsa objektivi i radhës është pengimi i rrjedhës ruse të gazit në Europë. Nord stream 2 është një projekt me një rëndësi të madhe gjeopolitike që synon ti shesë gaz natyror Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE duke kaluar nga Polonia dhe Ukraina.
Por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një ligj që do të vendosë sanksione ndaj çdo firme që ndihmon kompaninë shtetërore të gazit të Rusisë, Gazprom, të përfundojë tubacionin nënujor Nord Stream 2. SHBA e konsideron projektin një rrezik sigurie për Europën ndërsa Rusia dhe BE I kanë dënuar me forcë sanksionet.
Ministria e jashtme ruse akuzoi Uashingtonin për promovimin e një “ideologjie” që pengon konkurrencën globale. Projekti Nord Stream 2 është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-ja, pasi Uashingtoni beson se Europa do të thellojë varësinë nga energjia ruse dhe do t’i japë Kremlinit fuqi më të madhe mbi shtetet e Europës Lindore.
Gjermania, që është pjesë e këtij projekti, pas njoftimit për nënshkrimin e ligjit për sanksione, ka reaguar ashpër duke e akuzuar presidentin Trump se po nxit konflikte mes aleatëve dhe sidomos po minon përpjekjet në përmirësimin e marrdhënieve Ukrainë- Rusi.




