Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vazhdon të paralajmërojë Korenë e Veriut. Përmes një postimi në Twitter shefi i Shtëpisë se Bardhe shprehet se forcat ushtarake në Guam janë në gatishmëri te plotë, nëse regjimi i Kim Jong Un bën veprime të pamatura. Kërcënimi i fundit i Trump vjen pas akuzave të Phenianit se presidenti amerikan po e çon Korenë e Veriut në prag të një lufte bërthamore.

 

Retorika mes Trump dhe udhëheqësve të Koresë së Veriut është bërë gjithnjë e më e ashpër, ndonëse nuk kanë munguar thirrje për përmbajtje. Nga ana tjetër, sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Mattis është shprehur se Uashingtoni beson ende në zgjidhjen e krizës përmes bisedimeve, duke thënë se lufta do të ishte katastrofike. Madje Mattis ka lene te kuptohet se diplomacia është duke sjellë rezultate.

 

Tensionet janë shtuar ditët e fundit pasi Agjencia Shtetërore e lajmeve kreano-veriore beri te ditur se Pheniani ka në plan të lëshojë 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *