E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Trump uron Thaçin për pavarësinë

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një telegram urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Telegrami i është dhuruar të parit të shtetit nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

 

Përmes rrjeteve sociale Thaçi ka falenderuar presidentin Trump për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën. Nga ana tjetër, kreu i shtëpisë së bardhë, ka përgëzuar dhe vlerësuar Kosovën për hapat që ka bërë drejt forcimit të sovranitetit dhe demokracisë shumetnike.

 

Trump thekson në letrën e urimit se shtetet e bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e themeleve të forta, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë