Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 March 2026
Vizion fokus

Korça pret pranverën me zjarre, Dita e Verës festohet...

Rruga në gjendje të mjeruar, banorët e Fushë Milotit...

Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të...

Stuhi e fortë rëre godet Gazën, qielli kthehet portokall,...

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon edhe fqinjët,...

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme, përdorën inteligjencën...

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave...

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me...

Sulm me raketë ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad

Trump uron Pavarësinë e Kosovës: Jemi të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial

16 Shkurt 10:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në një letër dërguar presidentes, Vjosa Osmani kreu i Shtepisë së Bardhë ka theksuar se vendi i tij  mbetet i palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

Presidenti amerikan ka përgëzuar Kosovën për  pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes, si dhe për mbështetjen e saj  në përpjekjet e SHBA-së për t’i zgjidhur problemet globale në Ukrainë, Gazë dhe vende tjera.

“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

Ndërkohë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falenderuar Trump për urimin në pragë të ditës së Pavarësisë.

“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt”, tha Osmani.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së  herë pas here kanë qenë të tensionuara, për shkak të disa veprimeve të qeverisë se kryeministrit Albin Kurti që kishin të bënin me minoritetin serb dhe në sytë e zyrtarëve amerikanë ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Për pasojë, Uashingtoni vitin e kaluar   ka pezulluar Dialogun Strategjik me Prishtinën. SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Shtetësia e saj njihet nga 121 vende  por sfidë mbetet ende mungesa e njohjes nga katër shtete të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian.

Posted Under:
Anash Bota Kosova
Tagged:
kosove Osmani SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Korça pret pranverën me zjarre, Dita e Verës festohet në të gjithë vendin

më shumë...

Rruga në gjendje të mjeruar, banorët e Fushë Milotit në protestë, kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

më shumë...

Kosova, lehtësi për serbët, Kallas: Ligji për të huajt, hap i rëndësishëm në raportet Prishtinë-Beograd

më shumë...

Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:33

Korça pret pranverën me zjarre, Dita e...

3:27

Rruga në gjendje të mjeruar, banorët e...

3:20

Kosova, lehtësi për serbët, Kallas: Ligji për...

3:12

Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni...

3:03

Stuhi e fortë rëre godet Gazën, qielli...

2:19

Goditet ambasada amerikane në Irak, Teherani sulmon...

2:10

Policët fusin në burg 50-vjeçaren e pafajshme,...

2:00

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi...

1:16

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje...

1:04

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me...

12:34

Braktisi foshnjën disa muajshe, shpallet në kërkim...

12:22

“Dita e Verës” pushton Tiranën, fëmijë, të...

12:17

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijra...

12:08

MARINA ORIKUM SHKËLQEN NË MIPIM 2026! Pavijoni...

12:02

Dita e Verës në Institutin e të...

11:58

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis,...

10:49

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova,...

10:39

Qëlluan me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen...

10:32

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në...

10:25

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 2...
  • 32-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në hotelin luksoz, çfarë...
  • Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa...
  • Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përf...
  • Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.