Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar homologun turk Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij në referendumin e së dielës, që i jep atij më shumë pushtet në krye të vendit. Shtëpia e Bardhe njofton se dy krerët e shteteve kane diskutuar gjithashtu per përdorimin e armeve kimike nga regjimi sirian ne sulmin e 4 prillit, si edhe per luftën e përbashkët kundër Shtetit Islamik.

 

Në deklaratë thuhet se, dy liderët ranë dakord se përgjegjës per sulmin është presidenti Bashar al Assad.

 

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë së fundmi janë acaruar për një seri çështjesh të rëndësishme. Një nga çështjet për të cilat Ankaraja është indinjuar është mbështetja e nisur nga administrata Obama për luftëtarët kurdë në Siri, që po luftojnë forcat e ISIS.

 

Nje tjetër çështje është ajo qe ka te beje me ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, te cilin regjimi i Erdogan e konsideron si përgjegjësin kryesor per grushtin e dështuar te shtetit vitin e kaluar.

 

Ndryshe nga Trump liderët europiane kane qene me te rezervuar dhe te kujdesshëm ne reagimet e tyre. Kancelaria Merkel theksoi se rezultatet e referendumit tregojnë sesa e përçare eshte shoqëria turke dhe për kete është përgjegjësia e madhe e Erdoganit te bashkoje vendin.

 

Qëndrimin me te ashpër e ka mbajtur Austria, e cila theksoi se vota ne referendum ishte nje shenje e qarte kundër BE-se dhe per ketë unioni duhet te marre masa duke ngrire negociatat. Ndërkaq, Komisioni Europian i ka bërë thirrje Turqisë të kryejë një hetim transparent për akuzat për parregullsi gjatë referendumit, që kanë ardhur edhe nga opozita. Një zëdhënës i BE-së deklaroi se Turqia duhet të ketë kujdes në hapat e mëtejshëm, që do të ndërmarrë. Liderët europianë shprehën shqetësim se rezultati prej 51,4 përqind në favor të ndryshimeve kushtetuese ka përçarë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *