Presidenti Donald Trump përshkallëzon konfliktin e tij te hapur me ish-shefin e FBI-se James Comey. Ne nje seri postimesh ne Twitter, kreu i Shtëpisë se Bardhe la te kuptohej se mund të ketë regjistrime të bisedave që kishte zhvilluar privatisht me drejtorin e FBI-së, James Comey, të cilin ai e shkarkoi të martën.

 

Në një koment paralajmërues ndaj ish-drejtorit të FBI-së, presidenti tha se James Comey bën mirë “të lutet që të mos ketë regjistrime të bisedës” mes tyre. Presidenti e bëri kete koment nje dite pasi kishte deklaruar se ish-drejtori i FBI-së e kishte siguruar tre herë se nuk ishte objekt hetimesh nga FBI-ja.

 

Komentet e Trump jane cilësuar nga mediat si nje presion i hapur drejtuar Comey per te mos nxjerrë në media hollësi nga bisedat mes tyre. Akuza dhe kundërakuza kanë shoqëruar shkarkimin e Comey nga detyra, ndërkohë qe gjate nje seance dëgjimore ne senat, zëvendësi i tij, aktualisht ne detyre si drejtues i FBI-se, tha se Comey gëzonte dhe vazhdon te gëzoje mbështetje te gjere ne radhët e institucionit, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e Shtëpisë se Bardhe. Ai konfirmoi gjithashtu se hetimet per lidhje te mundshme te stafit te fushatës se Trump me ruset vazhdojnë, pavarësisht shkarkimit te Comey.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *