E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Trump ul tonet për Korenë

Pas acarimit të marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe SHBA, Presidenti i amerikan Donald Trump, gjatë një fjalimi të gjatë në Arizona  u shprehur optimist për një përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve për programin bërthamor të Phenianit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë iu referua sjelljes së fundit të liderit koreano- verior.

 

“Unë e respektoj për faktin se ai po fillon të na respektojë. Dhe ndoshta, ndoshta jo, por mbase, diçka pozitive mund të ndodhë.”

 

Reklamë

Por gjatë fjalimit të tij të gjatë, Trump u ndal edhe tek dhuna mes ekstremistëve të bardhë dhe protestuesve të krahut të majtë në Virginia në 12 gusht. Ai I bëri thirrje mediave për unitet, teksa i akuzoi se janë bërë mbështetëse të grupeve të ekstremit të djathtë.

 

“Une nuk thashë se të dua sepse je i zi, ose të dua sepse je i bardhë, unë i dua të gjithë njerëzit e vendit tonë.”

 

Por, komentet e Trump nuk janë pritur mirë gjatë konferencës. Dhjetëra protestues anti-Trump janë përleshur me policinë duke hedhur shishe molotov dhe gurë, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë gazin lotësjellës.

 

 

Më shumë video

Reklamë