Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar një komunikatë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke theksuar më tej se nuk është ai që qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë sulmit ndaj Kongresit më 6 janar, ku humbën jetën 5 persona, përfshirë një zyrtar policor.

 

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit.”

 

Një këshilltar i Presidentit të 45-të tha se: “Presidenti Trump po iu kërkon të gjithë amerikanëve që të bashkohen me të për të siguruar që të ketë një tranzicion të rregullt dhe paqësor javën e ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *