E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump telefonon Netanyahun, në fokus të bisedimeve situata në Gaza dhe në Siri

Presidenti i zgjedhur amerikan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ata kanë diskutuar mbi arritjen e mundshme të një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga grupi militant  Hamas  në Gaza.

Gjithashtu  mediat raportojnë se  fokusi i bisedimeve me dy liderëve  ishte edhe te tranzicioni  në Siri që  nga  rënia e regjimit të Asadit te qeveria e re.

Reklamë

Sakaq , më herët,  këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Sullivan është takuar me kryeministrin izraelit  me qëllim avancimin e negociatave të armëpushimit në Gaza dhe sigurimin e një marrëveshjeje vendimtare.

Bisedimet u përqendruan në një marrëveshje mbi pengjet që mund të shënojë një pikë kthese në krizën e zgjatur.

Raportet e fundit tregojnë një ndryshim në qëndrimin e Hamasit i cili ka rënë  dakord me kërkesat kryesore të qeverisë izraelite . Kjo përfshin lejimin e forcave të IDF në Gaza gjatë një pauze luftarake dhe heqjen e kërkesës për një ndalim të përhershëm të operacioneve izraelite. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë