E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump telefonon Netanyahun: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, të gjitha avionët e tij do të kthehen pas

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të martën pasdite, në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas shkeljes së raportuar të armëpushimit nga ana e Teheranit.

Sipas mediave izraelite, biseda vjen pasi Trump shprehu publikisht pakënaqësinë e tij për planet e Izraelit për një sulm të mundshëm hakmarrës ndaj Iranit, duke e cilësuar si një veprim që do të minonte marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.

Reklamë

Burime pranë qeverisë izraelite nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi “simbolik”, megjithatë pas telefonatës me Netanyahun, Trump u shpreh qartë:

“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin. Të gjithë avionët izraelitë do të kthehen në atdheun e tyre”, deklaroi presidenti amerikan përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.

Deklarata e Trump vjen në një moment kritik, ku ndërhyrja diplomatike shihet si kyç për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë