E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Të shpëtojme Amerikën, me të majtën radikale në pushtet në SHBA janë shtuar problemet

WASHINGTON, DC - NOVEMBER 26: President Donald Trump speaks in the Diplomatic Room of the White House on Thanksgiving on November 26, 2020 in Washington, DC. Trump had earlier made the traditional call to members of the military stationed abroad through video teleconference. (Photo by Erin Schaff - Pool/Getty Images)

Ish-presidenti Donald Trump vijon fushatën e tij elektorale nën moton “Të shpëtojmë Amerikën!”, duke kritikuar pasardhësin e tij se e ka lënë vendin në mëshirë të fatit.

 

Reklamë

Përpara mijëra mbështetësve në Conroe, Texas Trump kërkoi që të rikthejnë shumicën republikane në Kongres, për të kthyer Amerikën të parën. Në zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2022 është në diksutim diferenca e vogël që kanë demokratët si shumicë në të dyja dhomat e Kongresit amerikan.

 

Reklamë

DONALD TRUMP
ISH-PRESIDENT, SHBA

“Patëm një fitore të madhe në shtetin e Teksasit dhe së bashku ne duhet të shpëtojmë Amerikën. Ajo që Xho Bajdën dhe Pelosi i kanë bërë vendit tonë në vetëm një vit, është e pabesueshme. Inflacioni, ccmimet e gazit po rriten, raftet janë bosh, vrasjet janë shtuar, Kina po kërcënon Taivanin, Irani po zhvillon armët bërthamore, Rusia mund të pushtojë Ukrainën e shumë të tjera. Me Biden dhe të majtën radikale, Amerika është gjithmonë e fundit, të gjithë në Uashington janë të fiksuar të mbrojnë kufijtë e Ukrainës dhe kanë lënë në harresë kufijtë e amerikës. ”

 

Ish-presidenti Trump u shpreh se nëse kandidon dhe fiton, do t’i trajtojë me drejtësi të dënuarit e 6 janarit. Trump nuk ka dhënë deklarata të qarta për të ardhmen e tij politike, ndërsa deri tani ka patur vetëm spekulime, nëse ai do të kandidojë përsëri për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

Vazhdo të lexosh

Reklamë