E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Të ndryshojmë NATO-n

Ndërsa evropa është goditur sërish nga sulmet terroriste, kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se pas zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë do të punojnë për ndryshimin e NATO-s.  Duke folur në një intervistë telefonike për ABC News Trump ka thënë se Aleanca e Atlantikut Verior duhet te zhvillohet në kohë dhe të jete e afte të luftojë edhe terrorizmin. NATO është vjetruar, deklaron Trump. Duhet të ndryshojmë këtë organizatë që është ngritur në një epokë tjetër ku kërcënimi ishte Bashkimi Sovjetik. Tashmë, vijon kandidati republikan kërcënimi është terrorizmi dhe duhet rikonfiguruar. Mund ta quajmë NATO, por duhet ndryshuar. – përfundon Trump. Miliarderi amerikan ka thënë se vendi i tij do të ndërpresë blerjen e naftës nga Arabia Saudite dhe vende të tjera nëse ata nuk dërgojnë trupa për të luftuar ISIS.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë