Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i gatshëm të marrë rolin e ndërmjetësit për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Ai priti udhëheqësin palestinez Mahmud Abas në Shtëpinë e Bardhë, ku theksoi se palët duhet të bashkëpunojnë për arritjen e një marrëveshjeje

 

 “Do të doja shumë të isha ndërmjetësues, ose në rolin e arbitrit, për ta përfunduar këtë punë. Gjatë jetës sime kam dëgjuar se marrëveshja më e vështirë për t’u arritur do të ishte ndoshta ajo mes izraelitëve dhe palestinezëve. Le ta arrijmë këtë. Ka kaq shumë urrejtje, por shpresojmë se nuk do të zgjasë.”

 

Gjatë konferencës,Trump theksoi nevojën që paqja të vijë përmes negociatave direkte dhe u kërkoi liderëve palestinezë të flasin në një zë kundër nxitjes së dhunës dhe urrejtjes. Udhëheqësi palestinez Abas ndërsa mirëpriti rolin e Trumpit si ndërmjetës, shprehu mbështetjen për zgjidhjen e dy shteteve dhe dëshirën e palestinezëve për të pasur kryeqytet Jeruzalemin Lindor. Ai u shpreh besimplotë se me një partner si Trump do të arrihej një traktat historik paqeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *