Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se do te beje gjithçka per te ndihmuar izraelitet dhe palestinezet te arrijne paqen. Ne nje takim me liderin palestinez Mahmud Abaz, ai tha se ishte shpresëplote se Amerika do t’i ndihmoje dy popujt te sjellin nje shprese te re ne rajon. Izraelitet dhe palestinezet nuk zhvillojnë bisedime direkte prej tre vitesh dhe Trump u shpreh i vetëdijshëm se rruga drejt nje marrëveshjeje paqeje nuk do te jete e lehte. Vizita e presidentit amerikan eshte shoqëruar edhe me protesta si ne Bregun Perëndimor, ashtu edhe ne Gaza.

 

Gjate takimit te tyre ne Betlehem, Trump dhe Abaz diskutuan edhe per zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme, me theks te veçante konfliktin sirian. pas ketij takimi, kreu i Shtëpisë se Bardhe eshte kthyer ne Jerusalem per te vizituar memorialin e holokaustit Yad Vashem. Vizita dy-ditore ne Izrael dhe territoret palestineze eshte pjese e turit te pare botëror te presidentit amerikan, i cili me pas do te udhëtoje drejt Brukselit per samitin e Nato-s.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *