E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump sulmon sërish Gjermaninë për tregtinë dhe ushtrinë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se shpenzimet tregtare dhe ushtarake të Gjermanisë  janë të papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Ne kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus që ata paguajnë më pak sesa duhet në NATO dhe ushtri. Shumë keq për SHBA-në. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Trump në faqen e tij zyrtare në Twitter.

 

Gjatë një fjalimi të dielën në Mynih, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se presidenca e Trumpit kishte përmbysur aleancën tradicionale të Evropës me SHBA-në.

 

Marrëdhëniet SHBA-Gjermani janë tendosur për shkak të kritikave të vazhdueshme të Trumpit për deficitin tregtar dhe kërcënimin e tij për të imponuar një taksë të fuqishme mbi prodhuesit gjermanë për shitjen e automjeteve në tregun amerikan që janë prodhuar diku tjetër.

 

Trump ka kërkuar gjithashtu që Gjermania të shpenzojë më shumë në ushtri dhe i quajti politikat e migrimit të dyerve të hapura të Merkelit si një gabim katastrofik.

Vazhdo të lexosh