Subscribe

Jashte sulmeve te kandidatit republikan per president Donald Trump, nuk ka mbetur as zonja e pare amerikane, Michelle Obama, per te cilin ai eshte shprehur se po ben fushate per rivalen e tij Clinton.

“Une e shoh sa shume Michelle Obama e pelqen Hillary. Por a nuk ishte ajo qe me pare ka thene se nese nuk mund te kujdesesh as per shtëpinë tende dhe nese nuk e ben dot kete, nuk mund te kujdesesh per Shtëpitë e Bardhe dhe as per vendin. Tani nuk e dëgjoj me ta thote diçka te tille”.

Trump iu referua komenteve te Michelle ne vitin 2007, kur ajo bente fushate per bashkëshortin, qe garonte me Clinton. Por keto deklarata nuk e kane shqetësuar rivalen demokrate, e cila vazhdon fushatën dhe nga Ohia deklaroi se Trump do te kërcënoje demokracinë, nese nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne e dime ndryshimin mes lidershipit dhe diktaturës dhe kalimi paqesor i pushtetit eshte nje nga gjerat qe na ndan”, eshte shprehur Clinton. Dy kandidatet per Shtëpinë e Bardhe do t’i shfrytëzojnë ditet e mbetura te fushates per te bindur votuesit e pavendosur. Vëmendja me e madhe eshte përqendruar ne shtetet si Ohio, Karolina e Veriut, Florida dhe Pensilvani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *