Donald Trump ka tashme numrin e delegateve te nevojshëm per te siguruar kandidimin nga radhët e republikaneve për president te SHBA. Agjencia e lajmeve “Associated Press” raportoi se ai e ka kaluar shifrën e 1237 delegateve fale nje numri delegatesh te pavarur, qe kane konfirmuar se do ta mbështesin biznesmenin multimiliarder ne konventën e republikaneve ne muajin korrik ne Cleveland. Trump ka siguruar 1238 delegate. Edhe pse kandidatura e tij do te zyrtarizohet kur te mbahet konventa, duket se Trump ka larguar çdo pengese, ndërsa votimet paraprake do te mbahen edhe ne pese shtete. Trump nuk do ta pranoje formalisht kandidimin derisa delegatet te votojnë ne konvente. Gjate javëve te fundit, pavarësisht kritikave per komentet e tij per emigrantet, muslimanet apo per mungesën e përvojës ne çështje te politikes se jashtme, Trump ka arritur te dale fitues ne pjesën me te madhe te shteteve, duke detyruar 10 rivalet e tij republikane te ndërpresin garën. Me zyrtarizimin e kandidaturës se tij biznesmeni do te përballet ne garën e 8 nëntorit me nje nga dy kandidatet demokrate,  Hillary Clinton ose Bernie Sanders.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *