E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump shkon në Arabinë Saudite, në fokus investimet por edhe situata në Gaza

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite në kuadër të një turi të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.

Ai u prit me nderime të larta nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman,  ndërsa të pranishëm në këtë udhëtim janë edhe figura të njohura të biznesit, përfshirë Elon Musk dhe Larry Fink.

Reklamë

Në këtë vizitë, Trump ka për qëllim të sigurojë investime të mëdha nga Arabia Saudite, duke synuar një marrëveshje prej 1 trilion dollarësh për të mbështetur ekonominë amerikane, përfshirë blerjen e pajisjeve ushtarake.

Ky angazhim është pjesë e planit të Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e saj përtej naftës.

Reklamë

Vizita e Trump vjen në një kohë të vështirë , duke pasur parasysh zhvillimet në Gaza dhe tensionet me Iranin.

Pas Arabisë Saudite, Trump do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku priten bisedime të ngjashme Ky tur është pjesë e përpjekjeve të tij për të tërhequr investime të huaja dhe për të forcuar pozitat e SHBA-së në rajon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë