E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump shkarkon Rex Tillerson

Trump shkarkon Rex Tillerson

 

Një vendim i bujshëm që ngre skema të reja dyshimi mbi politikën amerikane është marrë sot nga presidenti i SHBA.

 

Donald Trump ka njoftuar në twitter shkarkimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson. Ai do të zëvendësohet nga drejtori i CIA-s Mike Pompeo, ndërsa në vendin e këtij të fundit do të jetë Gina Haspel, gruaja e pare që do të qëndrojë në krye të agjencisë së spiunazhit.

 

Tillerson qëndroi vetëm një vit në këtë post dhe herë pas here kanë qenë të dukshme mospajtimet e tij me presidentin amerikan, sa i takon politikës së jashtme.

 

Një zyrtar i lartë i administratës tha se Trump e mori këtë vendim në këtë kohë me qëllimin qe të krijojë një ekip të ri përpara bisedimeve të ardhshme me Kim Jong-Un.

 

Tillerson të premten tha se vendimi i Trump për t’u takuar me liderin e vendit komunist nuk ishte ndonjë surprizë në asnjë mënyrë.

 

Kjo erdhi më pak se një ditë pasi sekretari i shtetit tha se kushtet ende nuk ishin të gatshme për negociata me Korenë e Veriut.

 

Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan nuk ka shpjeguar aspak arsyet e shkarkimit të Tillerson, por ka thënë se Mike Pompeo e ka treguar me punën e tij se është personi i duhur për të rikthyer pozitën e Amerikës në botë, forcimin e aleancave, përballjen me kundërshtarët, si dhe përpjekjet për denuklearizimin e gadishullit Korean.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh