E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Bota

Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions.

 

“Po ju paraqes dorëheqjen pas kërkesës tuaj”, shkruhet në letrën e Sessions drejtuar shtëpisë së bardhë. “Falenderojmë prokurorin e përgjithshëm, Jeff Sessions, për shërbimin e tij, dhe i uroj të mira”, shkroi Trump në twitter pas letrës së dorëheqjes, ndërsa vendin e tij do ta zërë Mateu Whitaker

 

Reklamë

Shkarkimi i Sessions ishte sinjalizuar prej kohesh nga Trump, që prej tërheqjes së tij nga hetimi për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, që aktualisht po drejtohet nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller.

 

Largimi i  Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstain, i cili është zyrtari i departamentit të shtetit që mbikëqyr zyrën e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë