Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen...

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA dhe Irani...

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga...

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e...

Trump shkarkon kolonelin që dëshmoi në gjyq kundër Presidentit

8 Shkurt 09:54

Administrata e Presidentit Trump shkarkoi ekspertin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, nënkolonelin Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër Presidentit gjatë procesit të hetimit që çoi në ngritjen e akuzave ndaj zotit Trump.

Nënkoloneli u shoqërua jashtë Shtëpisë së Bardhë ku punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha avokati i tij David Pressman në një deklaratë.

“Në mendjen e amerikanëve nuk ka asnjë dyshim se përse atë e shkarkuan, përse ky vend tani ka një ushtar më pak që i shërben në Shtëpinë e Bardhë. Nënkolonelit Vindman iu kërkua të largohej sepse tha të vërtetën,” u shpreh zoti Pressman.

Nënkoloneli Vindman dëshmoi gjatë hetimit në Dhomën e Përfaqësuesve, proces që synonte ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump në nëntor. Ai tha se kërkesa që Presidenti Trump i bëri presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të korrikut 2019 ishte e papërshtatshme, kërkesa që më pas u bë qendra e hetimit.

Vindman tha para një komisioni të drejtuar nga demokratët se “Nuk po u besonte veshëve për ato që po dëgjonte” gjatë thirrjes telefonike. Presidenti Trump i kërkoi presidentit Zelenskiy të fillonte hetimet ndaj rivalint demokrat Joe Biden si dhe rreth aludimeve se kishte qenë Ukraina dhe jo Rusia pas ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të 2016s në SHBA.

Presidenti Trump u shpall i pafajshëm në gjyqin në Senatin e kontrolluar nga republikanët të cilët votuan kundër akuzave për shpërdorim pushteti dhe pengim të Kongresit nga Presidenti Trump.

I pyetur më herët të premten në lidhje me njoftimet se ai mund ta shkarkonte Nënkolonelin Vindman, Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Nuk jam i kënaqur me të. Pse, ju mendoni se jam i kënaqur me të?”

Njoftohet ndërkaq se Vindman do të riemërohet në Departamentin e Mbrojtjes./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Gjyq kolonel Shkarkim trump

Nga e njëjta kategori

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin

më shumë...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

më shumë...

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Irani

më shumë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

10:10

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

10:06

Lufta në Iran lë në hije samitin...

9:49

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në...

9:47

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me...

9:41

Frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat...

9:34

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:21

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

8:56

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”,...

8:26

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve...

8:07

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët...

8:05

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet...

7:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA...

7:36

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën...

6:50

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk,...

6:29

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për...

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.