Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur së fundmi se Shtetet e Bashkuara janë pikërisht aty ku duan të jenë në raport me Kinën teksa të dyja palët vazhdojnë të jenë të bllokuara në konfliktin tregtar.

 

SHBA-ja ka rritur më shumë se dyfish tarifat në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve ditën e premte, duke përshkallëzuar luftën tregtare në mes të të dyja shteteve.

 

Më herët, këshilltari për ekonomi i Trumpit, Larry Kudlow, ka thënë se të dyja palët do të vuajnë nga konflikti tregtar. Ndërkohë që Trump ka ulur tonet kur ka folur për ndikimin që mund të ketë rritja e tarifave në SHBA.

 

“Ne jemi pikërisht aty ku duam të jemi në raport me Kinën. Mos harroni se ata kanë shkelur marrëveshjen me neve dhe kanë tentuar të rinegociojnë. Ne do të fitojmë dhjetëra miliarda dollarë nga tarifat kundër Kinës. Blerësit e këtyre produkteve mund t’i prodhojnë edhe vetë ato në SHBA (do të ishte ideale) apo t’i blejnë ato nga shtetet pa tarifa”.

 

Nga ana tjetër Kina ka premtuar se do të hakmerret, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *