E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: SHBA e gatshme për paqe, Iranit nuk do t’i lejohen kurrë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump përmes një Konference për mediat pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, është shprehur se në këtë sulm nuk ishte vrarë asnjë ushtar amerikan.

 

Reklamë

Trump ndër të tjera ka theksuar se Irani ka përhapur ferr në Jemen, Libi, Siri, Irak dhe vende të tjera dhe për këtë do të kërkojë një ndërhyrje më shumë nga NATO.

 

Gjithashtu presidenti amerikan është shprehur i gatshëm që të diskutojë për paqe me Iranin.

 

“Do ti kërkoj NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Ekonomia amerikane është më e fortë në këto tre vite. Ne jemi vendi kryesor i prodhimit të gazit dhe naftës në botë dhe ne nuk kemi nevojë për naftën e Lindjes së Mesme. Forcat amerikane janë më të forta se kurrë më parë. raketat tona janë të mëdha, të fuqishme dhe vdekjeprurëse. Fakti që kemi ushtri kaq të madhe, nuk do të thotë se duam ta përdorim, nuk duam ta përdorim. Forca ushtarake dhe ekonomike është më e mira kundër terrorit. Ne vramë liderin e ISIS, që është përgjegjës për kaq shumë vrasje, për prerjen e kokave të të krishterëve dhe myslimanëve. Ai ishte një përbindësh. ISIS është një armik natyral i Iranit dhe kjo është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë së bashku. Ne duam që ju të keni një të ardhme që e meritoni në prosperitet dhe harmoni. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë për paqen”.

 

Trump ka deklaruar se për sa kohë të jetë në krye të SHBA-së, nuk do e lejojë Iranin që të ketë një armë bërthamore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë