Me 240 vota pro dhe 187 kundër, dhoma e përfaqësuesve në senatin amerikan ka miratuar një rezolutë simbolike e cila dënon sjelljen e konsideruar raciste të presidentit amerikan Donald Trump. Ky vendim vjen pas mesazheve të publikuara në tëitter pak ditë më parë, ku shefi i shtepise se bardhe shënjestronte 4 kongresmene demokrate me ngjyrë.

 

Ai është akuzuar për ksenofobi dhe racizëm pasi i ka kërkuar përfaqësueseve demokrate të kongresit të largohen nga SHBA dhe të shkojnë në vendet e shkatërruara prej nga kanë ardhur. Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib reaguan menjëherë duke thënë se Trump është presidenti më i korruptuar dhe i paaftë që është parë ndonjëherë.

 

Pas debatit të ashpër që u zhvillua edhe në senat presidenti reagoi sërish në tëitter duke thënë se votimi i rezolutës është një lojë politike e demokratëve dhe se në trupin e tij nuk ka as edhe një kockë raciste. Trump gjithashtu ka akuzuar kryetaren e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi se ka thyer rregullat duke lejuar që të votohet një rezolutë e kësaj natyre.

 

Demokratët kanë kritikuar gjerësisht qasjen e administratës Trump në kontrollin kufitar, duke e akuzuar per mbajtjen e emigrantëve në kushte çnjerëzore. Por shefi I shtepise se bardhe ka hedhur poshte pretendimet e tyre. Ne nje conference për shtyp ai u eshte drejtuar 4 kongresmeneve duke thënë se mund të largohen nga SHBA nëse nuk janë të lumtura dhe ankohen vazhdimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *