E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump rrit shpenzimet e fushatës

Donald Trump ka dyfishuar shpenzimet per fushatën elektorale, megjithatë per sa i përket kësaj pike, ai mbetet prapa rivales demokrate Hillary Clinton. Vetem gjate muajit korrik, Trump shpenzoi 18,5 milionë dollarë, ndërsa Clinton 38 milione. 7,8 milione dollarë kishte shpenzuar ne qershor sipas nje raporti te komisionit elektoral federal. Diferenca është e dukshme edhe per sa i përket mbledhjes se fondeve, ku skuadra e Trump siguroi 37 milionë dollarë ne korrik krahasuar me 52 milionë te Clinton. Javën e kaluar kandidati republikan shpenzoi 5 milionë dollarë vetëm per reklama televizive, ndërsa nga stafi i Clinton deri tani jane shpenzuar mbi 60 milionë. Shumicën e fushatës biznesmeni e ka financuar vete. Shpenzimet e fushatës se tij jane me te ulëta krahasuar me fushatat e mëparshme presidenciale, përfshire ato te Barak Obames dhe Mit Romneyt ne vitin 2012. Sipas nje sondazhi te fundit te publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, Clinton vazhdon te kryesoje me tete pike. Ajo ka mbështetjen e 42 perqind te amerikaneve, krahasuar me 34 te Trump, ndërsa 23 perqind jane te pavendosur se cilin kandidat preferojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë