E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Që kur media përcakton fituesin e zgjedhjeve në ShBA? Prisni…

Joe Biden ka nisur  përgatitjet për administratën e re që do te zëvendësojë atë të Doanld Trump, ndërsa në media qarkullojnë emrat për postet kyçe, shumë nga të cilët i takojnë administratës Obama. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris duket se do të përqendrohen më së shumti tek pandemia, ekonomia dhe ndryshimet klimatike.

 

Reklamë

Ndërkohë Donald Trump vazhdon  te këmbëngulë se asgjë nuk ka përfunduar. Në postimin e radhës në rrjetin sociale, twitter  kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se mediat nuk mund të përcaktojnë se kush do të jetë president i ardhshëm.

 

Që kur media  përcakton se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë gjera këto  dy javët e fundit!

 

Stafi I Trump ka ngritur  padi në Arizona, ku pretendojnë  se qarku më i populluar i këtij shteti skualifikoi një numër te larte votash ditën e zgjedhjeve. Paditësit thonë se janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” ne rezultat. Ndërkohë në shumë shtete amerikane qytetarët kanë dalë në rrugë e duke e ndare në dy kampe. Ndërsa mbështetësit e Donald Trump kanë protestuar, ata të Joe Biden kanë vijuar festimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë