Presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në Finlandë, pas samitit të NATO-s në Bruksel më 11-12 korrik. Vendimi është bërë i ditur pas vizitës së këshilltarit amerikan për sigurinë, John Bolton në Moskë. Megjithatë vendi ende nuk është përcaktuar pasi pala ruse ka dhënë si opsion edhe Vjenën.

 

Këshilltari Trump thekson se pavarësisht “zhurmës” që do të shkaktojë, ky takim është në interesin kombëtar të SHBA-s.

 

Mendoj se të dy presidentët, Trump dhe presidenti rus Putin, e ndjejnë përgjegjësinë dhe është e rëndësishme të diskutojnë mbi problemet e tyre të përbashkëta dhe fushat e bashkëpunimit. Është një takim për të cilin mendoj se të dy do të kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin e gjithë botës. Nuk mendoj se është e pazakontë për dy presidentët të takohen!

 

Lidhur me axhendën , mediat amerikane shkruajnë se marrëdhëniet mes dy vendeve, Siria dhe Ukraina, do të jenë patjetër teme në diskutimesh, por nuk përmendet hetimi amerikan mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

 

Nga ana tjetër takimi pritet të shkaktojë shqetësim tek aleatët e SHBA-ve dhe kritikët e Trump. Britania kërkon izolimin e Putinit sidomos pas aneksimit nga Rusia të Krimesë dhe helmimit të ish agjentit Sergei Skripal e vajzës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.  Vizita e Bolton e cila paraprin takimin e dy presidentëve Trump dhe Putin, vjen në një kohë që Uashingtoni ka treguar vazhdimisht interes për të përmirësuar klimën me Moskën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *