E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Trump: Programi atomik i Koresë së Veriut, kërcënim për botën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se programi raketor atomik i Koresë Veriore është “kërcënim” për botën dhe ka përsëritur se “periudha e durimit strategjik” ndaj Phenianit ka përfunduar.

 

Duke folur sot në Tokio, pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, zoti Trump thesoi se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë për t’i kundërshtuar “agresionet e rrezikshme” të regjimit të Koresë Veriore.

 

Reklamë

Programi atomik i Koresë Veriore është “kërcënim për botën e civilizuar dhe paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha Trump gjatë një konference për gazetarë së bashku me zotin Abe, raporton REL.

 

Sot është dita e dytë e turneut aziatik të presidentit, Donald Trump, gjatë së cilit ai do ta vizitojë edhe Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë