Subscribe

Kandidati republikan per president te SHBA-se, Donald Trump gjithnjë ka shfaqur simpati per presidentin rus Vladimir Putin, por ne nje forum përpara veteraneve, ai nuk kurseu vlerësimet per te. Trump nuk nguroi te thoshte se Putin ishte lider me i mire se presidenti Obama dhe se nese zgjidhej president, do te bashkëpunonte me te.

Donald Trump: Une kam pare presidentin Obama dhe Putin, por ata nuk jane dy njerez qe shkojnë me njeri-tjetrin. Me e bukura është se Rusia dëshiron te luftoje ISIS po aq sa edhe ne. Nese do te kishim nje marrëdhënie me Rusinë, a nuk do te ishte e mrekullueshme te bashkepunonim per ta mposhtur ISIS?

Forumi ishte rasti i pare ku Trump dhe Clinton u perballen dhe debati u fokusua tek çështja e sigurisë kombëtare dhe politika e jashtme. Ish-sekretarja e Shtetit, Clinton pranoi se kishte bere gabime kur kishte përdorur adresën e saj private elektronike, por me pas u ndal tek vizioni i saj per polikët e sigurisë. Dhe ne luftën kundër Shtetit Islamik ajo nuk sheh Rusinë si partnere.

Hillary Clinton: Mposhtja e ISIS do te jete synimi kryesor ne luftën kundër terrorizmit. Këtë duhet ta bëjmë me më shume mbështetje nga vendet arabe dhe kurdet qe do te luftojnë ne terren kundër ISIS. Ne nuk do te dërgojmë trupa ne Irak, por do te vazhdojmë te mbështesim ushtrinë irakene.

Pas forumit, dy rivalet do te kenë tre debate televizive deri ne zgjedhjet e 8 nëntorit, ndërsa gara per kreun e Shtëpisë se Bardhe, pritet te jete shume e forte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *