E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump pritet të “vulosë” sot marrëveshjen Kosovë-Serbi

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket se ka mbërritur në një fazë historike pasi këtë mbasdite presidenti amerikan Donald Trump do të presë në një takim trepalësh, kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin serb Alexandeër Vucic.

 

Në axhendën zyrtare të presidentit Trump bëhet e ditur se në zyrën ovale të shtëpisë së bardhë do të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes palëve dhe më tej do të vijojë takimi trepalësh në dhomën Rusvelt.

 

Reklamë

E ndërsa nuk ka ende detaje konkrete mbi marrëveshjen e arritur, presidenti serb, Alexandër Vuçiç bëri të ditur se gjatë takimeve të një dite më parë, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjelltë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

 

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

“Ai dokument ishte shumë i rëndë, kishte 15 apo 16 pika dhe një prej tyre ishte për njohjen e ndërsjellë. Unë e refuzova. Nga kabineti i Trumpit u dëgjua kërkesa jonë dhe në dokumentetet e tjera kjo pikë nuk është më. Nëse më pyesni nëse Serbia do të pranojë njohjen e ndërsjellë që ishte përmendur në disa projekt-propozime, kjo nuk do të ndodhë”.

 

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  deklaroi se qëllimi përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe përmes bashkëpunimit ekonomik janë bërë hapa para.

 

Ky është takimi i parë në nivel të lartë i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa të hënën e 7 shtatorit, Hoti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel për të vijuar procesin e dialogut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë